VIDEO| Me BMW në mes të Shkodrës, si tentoi të largohej autori i vrasjes së 2-fishtë
Armando Pali dhe Liridon Kraja u vranë me armë zjarri në një atenat të ndodhur mëngjesin e hënës në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa u plagosën Erogen Vaso Brajoviç, që mendohet se ishte objektivi i atentatit dhe një kamariere 25-vjeçare, Meri Kaceri
Autori i ngjarjes Ragip Gila, 29 vjeç u vu në pranga pas ndjekjes nga policia.
29-vjeçari menjëherë pas masakrës ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit.
Euronews Albania ka siguruar pamjet filmike që tregojnë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur.
29-vjeçari mundi të arrinte deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta