Përfundoi me makinë 100 metra jashtë rruge, ndërron jetë pas dy ditësh 30-vjeçari

9 Shtator 2025 | 11:19

Pas dy ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë 30-vjeçari Esat Xherri, i cili u aksidentua rëndë të dielën në një zonë rurale të bashkisë Librazhd.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe u rrokullis për rreth 100 metra në një greminë. Xherri u nxor me vështirësi nga mjeti dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës, por plagët e marra rezultuan fatale.

Hetimet paraprake tregojnë se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, ndërsa gjendja e amortizuar e rrugës mund të ketë ndikuar në tragjedi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026