FIFA në hetim, si u përdorën 8 milionë dollarë nga kënga Waka-Waka e Shakirës

9 Shtator 2025 | 11:19

Pesëmbëdhjetë vjet pas Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, himni i këtij eventi, “Waka Waka”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Një hetim i publikuar së fundmi zbulon se FIFA ka përfituar gati 8 milionë euro nga të ardhurat që solli kjo këngë, përmes Sony Music.

Këto para ishin planifikuar të rishpërndaheshin te bamirësitë që kishin zgjedhur Shakira dhe grupi Freshlyground, pjesëmarrës në këngë. Megjithatë, përfaqësues të këngëtarëve dhe Sony Music shprehen se nuk kanë njohuri se si FIFA i ka përdorur këto fonde.

Sipas raportimit, të ardhurat e gjeneruara nga kënga, që ka arritur mbi 4 miliardë klikime në YouTube, u përdorën për ndërtimin e objekteve sportive në 15 vende afrikane, në kuadër të një shoqate bamirësie që, megjithatë, rezulton të jetë mbyllur që prej vitit 2014.

FIFA në një përgjigje zyrtare theksoi se vazhdon të investojë në këto qendra sportive përmes të ardhurave nga të drejtat e autorit, pa dhënë detaje mbi shumën e përdorur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026