“Pianistit të Putinit” i anulohet koncerti në Athinë
Pianisti rus Denis Matsuev, i njohur ndërkombëtarisht me nofkën “Pianisti i Putinit” për mbështetjen e tij të hapur ndaj politikave të presidentit rus Vladimir Putin, është përjashtuar nga programi i Orkestrës Shtetërore të Athinës. Koncerti i planifikuar më 21 nëntor në Sallën e Koncerteve të kryeqytetit grek do të zhvillohet me një solist tjetër.
Në një njoftim zyrtar, orkestra bëri të ditur se vendimi u mor “për shkak të situatës së fundit ndërkombëtare” dhe në përputhje me vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar, dialogut të hapur dhe respektit. Emri i solistit zëvendësues pritet të njoftohet së shpejti.
Matsuev, 50 vjeç, është një figurë kontraverse në skenën kulturore botërore për qëndrimet e tij të forta pro-Rusisë, përfshirë mbështetjen ndaj aneksimit të Krimesë dhe politikave ruse ndaj Ukrainës. Për këtë arsye, shumë institucione dhe vende kanë anuluar pjesëmarrjet e tij, mes tyre Orkestra Filarmonike e Vjenës në vitin 2018 dhe disa koncerte në Itali gjatë vitit 2023.
Megjithatë, presidenti rus e ka shpërblyer pianistin për mbështetjen e tij, duke i dhënë çmime të rëndësishme dhe duke e emëruar në pozicione të shquara artistike. Në vitin 2012, Matsuev ishte ndër 80 artistët rusë që nënshkruan një letër në mbështetje të qeverisë ruse lidhur me situatën në Ukrainë dhe Krime.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi