EMRI| I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, kapet në Kakavijë 35-vjeçari

10 Shtator 2025 | 09:04

Policia kufitare ka arrestuar një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.

Në pranga u vu shtetasi Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026