Tusk: Polonia është më afër konfliktit të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore

10 Shtator 2025 | 13:30

Donald Tusk tha se Polonia është më afër konfliktit të hapur se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nuk kam asnjë arsye të pretendoj se jemi në prag të luftës, por është kaluar një vijë dhe është pakrahasueshëm më e rrezikshme se më parë”, i tha kryeministri polak parlamentit.

“Kjo situatë na afron më shumë me konfliktin e hapur që kemi qenë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se ushtria polake regjistroi 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.

Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre – ose ndoshta katër – dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s që u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin.

Ai tha se Polonia ka kërkuar aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026