Polonia në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë, Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

10 Shtator 2025 | 10:58

Polonia ka raportuar për herë të parë rrëzimin e dronëve rusë mbi territorin e saj, duke shkaktuar tensione të reja në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Donald Tusk njoftoi se një “numër i madh” dronësh u shkatërruan gjatë natës, duke e cilësuar incidentin si zhvillim të paprecedentë. Si pasojë, Polonia mbylli përkohësisht hapësirën ajrore dhe nisi një operacion ushtarak, ku morën pjesë edhe avionë të NATO-s dhe të Holandës. Autoritetet paralajmëruan qytetarët e tre rajoneve kufitare me Ukrainën që të qëndronin në banesa.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Pavel Muravyeika, deklaroi se dronët kishin hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore polake për shkak të bllokimit të sistemeve të navigimit, duke pretenduar se disa prej tyre u rrëzuan nga vetë Bjellorusia. Sipas tij, gjatë natës mes orës 23:00 dhe 04:00, forcat bjelloruse, polake dhe lituane ndanë informacione përmes kanaleve të komunikimit ushtarak.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi incidentin si “një hap tjetër përshkallëzimi” nga Rusia. Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se sulmi përfshinte 415 dronë, një raketë balistike dhe 42 raketa lundrimi, duke shtuar se tetë prej dronëve kaluan kufirin ukrainas në drejtim të Polonisë.

Megjithëse aeroportet polake janë rihapur dhe operacioni ushtarak ka përfunduar, ngjarja ka rritur shqetësimet për sigurinë rajonale. Rusia, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026