Forcat e Armatosura të Polonisë: Dronët rusë përbënin kërcënim real për qytetarët
Forcat e Armatosura të Polonisë kanë reaguar në lidhje me incidentin e fundit, ku dronë rusë fluturuan mbi hapësirën ajrore të Polonisë gjatë një sulmi ajror të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Në një përditësim të publikuar nga Komanda Operative e Ushtrisë Polake, thuhet se:
“Si rezultat i sulmit nga Federata Ruse në territorin ukrainas, pati një shkelje të paprecedentë të hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë.”
Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Komanda theksoi se dronët që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë “paraqisnin një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve polakë.”
Sipas të njëjtit njoftim, në momentin që dronët depërtuan në territorin ajror, u ndërmorën veprime për t’i qëlluar. Aktualisht po bëhen përpjekje për të gjetur vendet e mundshme ku janë rrëzuar objektet.
“Forcat dhe asetet polake dhe aleate mbeten plotësisht të përgatitura për operacione të mëtejshme,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë në një ragim të tij, Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, thotë se Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Polonisë janë aktivizuar për të kryer kërkime tokësore, me qëllim gjetjen e dronëve të rrëzuar.
Qeveria polake i konsideron këto forca si një “pjesë integrale të potencialit mbrojtës dhe parandalues” të vendit, duke i angazhuar ato në situata të tilla emergjente dhe të sigurisë kombëtare.
Në një postim në platformën X, Kosiniak-Kamysz u bëri thirrje qytetarëve të mos prekin apo marrin asnjë fragment të mundshëm të objekteve të rrëzuara, por të njoftojnë menjëherë policinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë