Polonia rrëzon dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, Tusk: Jemi në kontakt me NATO-n

10 Shtator 2025 | 07:05

Mbi tetë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore.

Në përgjigje, avionët polakë luftarakë u ngritën në ajër duke rrëzuar disa prej tyre.

Ministria polake e Mbrojtjes raportoi se dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës, duke kërcënuar qytetin e Zamoscit dhe provincat lindore të Mazovisë, Podlaskie dhe Lublinit, dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesa.

“Pas sulmit të sotëm nga Federata Ruse në territorin ukrainas, ndodhi një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë. Ky është një akt agresioni që ka paraqitur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Komanda Operacionale e Ushtrisë Polake në një mesazh në X.

Autoritetet polake mbyllën përkohësisht Aeroportin Chopin të Varshavës ndërsa kryeministri Donald Tusk ndoqi personalisht operacionin.

Në një përditësim tjetër të postuar në X, kryeministri polak Donald Tusk thotë se e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbi situatën, si dhe veprimet që Polonia ka ndërmarrë kundër “objekteve që kanë shkelur hapësirën tonë ajrore”.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm.”

Polonia është anëtare e aleancës së NATO-s, një pakt transatlantik mbrojtës që përfshin SHBA-në dhe që përdor parimin se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

Inkursioni me dronë vjen në një kohë kur përpjekjet e Trump për të arritur një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës kanë ndaluar, me Moskën që vetëm sa i shton sulmet e saj ajrore.

Për ngjarjen reagoi dhe Forca Ajrore e ukrainës e cila shkruan se:

“Të paktën tetë dronë armik UAV kaluan kufirin shtetëror të Ukrainës duke fluturuar në drejtim të Polonisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026