Lëvizje në horizont, ndeshja Serbi–Shqipëri mund të mos luhet në Beograd

11 Shtator 2025 | 19:31

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset, e cila mund të vendosë fatet e ekipeve për në fazën play-off të Kupës së Botës, pritet të luhet pas një muaji.

Ndeshja e 11 tetorit 2025, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, mund të zhvendoset. Federata e Futbollit e Serbisë po shqyrton mundësinë që kjo sfidë të luhet në stadiumin e Leskovacit.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, deklaroi për agjencinë Tanjug se kjo është ndeshja më e rëndësishme në kualifikuese dhe se ajo mbetet përparësia kryesore për momentin.

Ai shtoi se dëshira e Federatës është që ndeshja të luhet në Leskovac dhe se po punohet intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes.

“Leskovaci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, është pritur me mbështetje dhe ka regjistruar rezultate pozitive. Besoj se do të luajmë atje. Ndeshja kundër Shqipërisë do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të kalojë në play-off. Kemi lojtarë që luajnë në klube serioze, në liga serioze, dhe besoj se mund ta bëjnë kombin të lumtur edhe këtë herë”, përfundoi Radujko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026