Japonia regjistron numër rekord 100-vjeçarësh

12 Shtator 2025 | 09:01

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni është rritur në një rekord prej 99,763, njoftoi qeveria japoneze. Ky është viti i 55-të radhazi që numri i njëqindvjeçarëve është rritur, raporton Kyodo.

Vlerësohet se numri i atyre mbi 100 vjeç do të rritet me 4,644 krahasuar me vitin e kaluar, që nga 15 shtatori, sipas informacionit nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria i publikoi këto të dhëna përpara festës së Ditës së Respektit për të Moshuarit, e cila festohet të hënën.

Siç u tha, gratë përbëjnë rreth 88 për qind të numrit të përgjithshëm, që është 87,784, ndërsa numri i meshkujve njëqindvjeçarë është 11,979.

Personi më i vjetër është Shigeko Kagawa, një grua 114-vjeçare nga Yamatokoriyama në prefekturën Nara.

Burri më i vjetër në vend është Kiyotaka Mizuno (111 vjeç) nga Iwata në prefekturën Shizuoka.

Në Japoni, ka mesatarisht 80 njëqindvjeçarë për 100,000 banorë.

Qeveria nisi një studim mbi numrin e njëqindvjeçarëve në vitin 1963, kur kishte 153 prej tyre. Numri i kaloi një mijë në vitin 1981 dhe 10,000 në vitin 1998.

Jetëgjatësia mesatare e japonezëve ishte 87 vjet për gratë dhe 81 vjet për burrat në vitin 2024, sipas Ministrisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026