Yuri Kim: Pavarësisht se sa i pushtetshëm, askush s’qëndron mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që dënoi këtë të enjte ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Ambasadorja Kim kujton se z. Llalla është person i shpallur “non grata” nga SHBA dhe se dënimi i tij tregon se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.
“Më vjen mirë të SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultat. Në këtë çështje, që përfshin një ish-zyrtarë të lartë të cilit SHBA i ka vendosur barrierë për korrupsion domethënës, tregon se askush – pavarësisht se sa i pushtetshëm – nuk qëndron mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shprehet ambasadorja Kim.
Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from 🇺🇸 for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2021
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-kryeprokurorin Llalla për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie” dhe e dënoi me 2 vite burg. Ndërkohë, Llalla është shpallur fajtor edhe lidhur me shpenzimet për lindjen djalit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.
Z. Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës, të cilat do të kalojnë në pronësi të shtetit. Pas këtij vendimi ish-prokurori i Përgjithshëm nuk do të shkojë në qeli, pasi ky është një vendim i shkallës së parë dhe jo një vendim i formës së prerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata e Posaçme dënon me dy vite burg Adriatik Llallën
Dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasada britanike në Tiranë
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni