Vuçiç: Shërbimet e huaja kanë shpenzuar 4 mld dollarë për destabilizimin e Serbisë

13 Shtator 2025 | 10:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shërbime të veçanta nga disa vende të huaja po financojnë dhe organizojnë protestat brenda Serbisë, me qëllim destabilizimin e vendit. Në një intervistë, Vuçiç tha se janë shpenzuar rreth 4 miliardë dollarë për këtë qëllim.

“Katër miliardë dollarë janë shpenzuar për shkatërrimin e shtetit. Organizatori kryesor i revolucioneve me ngjyra vjen nga jashtë. Këta janë punonjës të shërbimeve të ndryshme speciale dhe po e bëjnë këtë nga disa vende,” deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se më herët kishte zgjedhur të mos fliste për këtë çështje për të mos cënuar neutralitetin e Serbisë, por tani, sipas tij, situata ka ndryshuar dhe “këto vende e dinë që ne jemi të vetëdijshëm për atë që po bëjnë”.

Vuçiç gjithashtu raportoi se më 5 shtator, në protestat e zhvilluara në të gjithë vendin morën pjesë 9,380 persona, prej të cilëve mbi 7,000 vetëm në Novi Sad. Ai theksoi se incidentet më të rënda ndodhën pikërisht aty, ku persona të maskuar me kapuçë tentuan të pushtonin Fakultetin e Filozofisë, por ndërhyrja e policisë parandaloi situatën.

Deklaratat e presidentit vijnë në një klimë të tensionuar politike në vend, ku protestat janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit dhe shpeshherë kanë pasur në shënjestër qeverinë dhe politikat e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026