“Bella Ciao” në plumba, vrasësi i Kirk dyshohet i indoktrinuar me ideologji të majtë

14 Shtator 2025 | 08:55

Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, tha sot se Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e patriotit amerikan Charlie Kirk, ishte “thellësisht i indoktrinuar me ideologji të krahut të majtë” dhe ishte regjistruar si votues i pavarur, raporton Hill.

“Është shumë e qartë për ne dhe për hetuesit se ky ishte një person thellësisht i indoktrinuar me ideologji të krahut të majtë”, tha Cox për Wall Street Journal.

Cox tha më parë se një anëtar i familjes Robinson u tha hetuesve se i dyshuari, 22 vjeç, ishte “bërë më i prirur politikisht vitet e fundit”.

Një anëtar i familjes, sipas guvernatorit të Utah-ut, tha se Robinson përmendi në një darkë të kohëve të fundit se Kirk ishte planifikuar të fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut, ku ndodhi vrasja.

“Ata folën për arsyet pse nuk e pëlqenin dhe për qëndrimet që kishte. Një anëtar i familjes deklaroi gjithashtu se Kirk ishte plot urrejtje dhe se po përhapte urrejtje”, tha Cox.

Guvernatori i Utah-ut tha se gëzhojat e plumbave që dyshohet se janë përdorur nga Robison kishin të shkruara fjalët e këngës italiane partizane “Bella Ciao”, si dhe “Hej Fashist” dhe “Nëse po e lexon këtë, je gej, LMA”.

Cox tha se një anëtar i familjes së Robinson kontaktoi një mik të familjes të enjten në mbrëmje, i cili më pas kontaktoi Zyrën e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit, duke thënë se i dyshuari kishte “pranuar ose sugjeruar se e kishte kryer” krimin.

Robinson është student i vitit të tretë në programin e inxhinierisë elektrike në Kolegjin Teknik Dixie , sipas Bordit të Arsimit të Lartë të Utahut, dhe u arrestua nën dyshimin për vrasje të rëndë dhe dy krime të tjera shtetërore.

Charlie Kirk u vra më 10 shtator gjatë një debati publik të quajtur “Ma provo që jam gabim” në Universitetin Utah Valley.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026