Rubin: S’kam informacione që lidhin Thaçin ose Krasniqin me ekzekutime
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin tha se nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidhet me pretendimet për ekzekutime dhe vrasje të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.
James Rubin, i cili e ka nisur dëshminë e tij që nga mëngjesi, ka thënë se gjatë hetimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kanë gjetur asnjë të dhënë për pretendimet për vrasje të ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotëri Krasniqi, as me zotëri Thaçi. Rreth 25 vite pasi janë larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miq dhe shokë të mi kishin mundësi që të më japin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna ose informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së”, deklaroi Rubin.
Ai u pyet edhe lidhur me një intervistë që kishte dhënë më parë, ku Rubin kishte folur për kërcënimet e mëdha dhe se si “Rusia ka përdorur dezinformimin ose keqinformimin nëpër gjithë botën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet