Shefi OKB Guterres e cilëson Gazën si “ferri në tokë për fëmijët”

21 Maj 2021 | 09:21

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e ka cilësuar Gazën si “ferri në tokë për fëmijët” teksa i bëri thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare.

“Nëse ka ferr në tokë, atëherë do të ishte jeta e fëmijëve në Gaza në ditët e sotme”, tha Guterres teksa apeloi për të ndërmarrë një nismë për financimin e ndihmave humanitare midis 193 shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Luftimet kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturat e Gazës, përfshi rrugët dhe energjinë elektrike, duke shkaktuar emergjencë humanitare. Rrugët për në Gaza janë mbyllur dhe mungesa energjisë elektrike po ndikon mbi furnizimin me ujë të pijshëm”, shtoi Guterres.

“Qasja ndaj ndihmave humanitare është i një rëndësie jetike. Sulmet e grupeve militante në zonat përreth pikave kufitare është i papranueshëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB.

Qindra ndërtesa dhe shtëpi janë shkatërruar, tha Guterres, ndërsa sulmet ajrore kanë dëmtuar edhe disa spitale. Rreth 50 mijë persona po kërkojnë strehë në shkolla, xhami dhe vende ku nuk kanë qasje ndaj ujit të pijshëm, ushqimit dhe shërbimeve shëndetësore, deklaroi Guterres.

Misioni i SHBA tek Kombet e Bashkuara kundërshtoi projekt rezoluta e Francës tek Këshilli i Sigurisë për zgjidhjen e konfliktit. Shtetet e Bashkuara kanë qenë tradicionalisht një prej aleatëve më të fort të Izraelit në OKB.

Projekt rezoluta e Francës kërkon armëpushimi të menjëhershëm dhe dënon “sulmet raketore në zonat ku banojnë civilët” por pa fajësuar asnjë prej palëve. Më tej, kërkon mbrojtjen e popullsisë civile dhe rinisjen e procesit të paqes midis Izraelit dhe Palestinës me qëllim krijimin e dy shteteve.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026