Synimi është mbyllja e negociatave në 2027-ën, Marta Kos: E mbështesim këtë vizion
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e Shqipërisë është në rrugë të mbarë, duke shprehur mbështetje për vendin lidhur me negociatat në BE që vendi synon. E pyetur se cila është sfida më e madhe që përballet Shqipëria lidhur me këtë çështje, Kos u fokusua tek çelja e kapitujve si një etapë të vështirë dhe mbyllja e tyre.
“Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini Parlamentin, shoqërinë ciivle. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027”, u shpreh Kos.
“Sfida më e madhe është se nuk është e lehtë të çelësh kapituj dhe më vështirë t’i mbyllësh. Jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate dhe të sjellë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të mbyllë grup kapitujt dhe këtë po e bëjmë në ekip. Vizioni i kryeministrit është që t’i përmbyllim negociatat në fund të 2027-ës dhe e mbështesim këtë vizion. Në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm, është përgjegjësia jonë ti mbështesim me gjithë energjinë dhe fuqinë njerëzore që kemi këtu në Bruksel dhe në Presidencë.”, tha Marta Kos.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta