Raporti: Shtetet me numrin më të lartë të vdekjeve nga i nxehti në Evropë
Ndryshimet klimatike kanë intensifikuar temperaturat në gjithë Evropën këtë verë, duke çuar në 16,500 vdekje, sipas eksperteve të klimës dhe epidemiologëve.
Në një studim të ri, ekspertët analizuan 854 qytete evropiane dhe zbuluan se ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për 68% të 24,400 vdekjeve të llogaritura nga nxehtësia këtë verë.
Studiuesit nga Imperial College London dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine, të cilët udhëhoqën analizën, paralajmërojnë se ky është vetëm një “tregues” i numrit të vërtetë të viktimave.
Qytetet e studiuara përfaqësojnë vetëm 30 % të popullsisë së Evropës.
Vendet më të goditura nga një valë e vetme të nxehti ishin Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Qiproja, ku nga 21 deri më 27 korrik u regjistruan rreth 950 vdekje nga nxehtësia, me temperatura deri në 6°C mbi mesataren. Kjo përkthehet në rreth 11 vdekje në ditë për çdo milion banorë.
Kryeqytetet evropiane që panë më shumë vdekje ishin Roma, Athina dhe Bukureshti.
Në të gjitha 854 qytetet, ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për:
- 4,597 vdekje të llogaritura nga nxehtësia në Itali – shifra më e lartë në total.
- 2,841 në Spanjë,
- 1,477 në Gjermani,
- 1,444 në Francë,
- 1,147 në Mbretërinë e Bashkuar,
- 1,064 në Rumani,
- 808 në Greqi,
- 552 në Bullgari,
- 268 në Kroaci.
Personat mbi 85 vjeç përbënin më shumë se 40 % të totalit të vdekjeve, dhe ata mbi 80 vjeç pritet të përbëjnë 15% të popullsisë së Evropës deri në vitin 2100. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, dhe nxehtësia është një kërcënim në rritje për popullsinë e saj që po plaket me ritme të shpejta.
Studimi vlerëson se rreth 24,400 njerëz vdiqën si rezultat i temperaturave ekstreme në këto qytete.
Por pa ngrohjen e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, 16,500 nga këto vdekje mund të ishin shmangur, që do të thotë se ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për 68% të vdekjeve shtesë.
Rreth 70 % e njerëzve në Evropë jetojnë në qytete, dhe ky raport pritet të rritet në 80 % deri në vitin 2050.
Politikat për t’iu përshtatur nxehtësisë, si orare fleksibël pune, përshtatja e kalendarit shkollor apo rritja e hapësirave të gjelbra urbane – zona më të freskëta që mund të jenë një shpëtim për komunitetet me të ardhura më të ulëta që jetojnë në banesa më të nxehta e më të dendura – mund të përmirësojnë mirëqenien dhe të shpëtojnë jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar