Ballkani bashkohet në Festivalin e Pogradecit, 15 vjet rrugëtim me filmin dhe shijen
Në Pogradec ka nisur edicioni i 15-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, ku do të prezantohen 40 prodhime kinematografike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësojnë festivalin, i cili promovon filmat e rajonit dhe kulinarinë ballkanike.
Festivali që bashkon të gjitha vendet e Ballkanit dhe prodhimet e fundit të kinemasë është bërë pjesë e qytetit liqenor ndërsa drejtoresha e festivalit, Gerta Qurku thotë se ka qenë një sfidë për ta mbajtur gjallë atë.
“Jemi të lumtur që kemi mbërritur në vitin e 15-të. Nuk ka qenë e thjeshtë si rrugë. Të mendosh gjithë njerëzit që na kanë shoqëruar në këtë rrugëtim… Në këtë edicion jemi të pëmalluar për ata që s’janë më. Jemi falënderues qytetit të Pogradecit, sepse ashtu siç u mendua që do i shkonte, e pranoi dhe e mbajti.”
Për të prodhuar një film në Ballkan është gjithmonë e më e vështirë, ndaj kjo e bën festivalin edhe më interesant, thotë regjisori Elis Mataj.
“Kur ka pasion dhe vazhdimësi, gjithmonë ka rezultat. Janë më kërkues, spektatorë arti më të mirë, e gjejnë veten. Mundësitë janë problematike, fondet të pakta, alternativat po ashtu. Por kush ka interes, gjen bashkëpunime. Është një sprovë. Kinematografia shqiptare është në kërkim, por ka evoluim. Studentët e rinj e kanë treguar që janë të aftë për të qenë në nivel me kolegët e tyre.”
Nga ana tjetër, një nga anëtaret e jurisë vlerëson faktin që festivali nuk e humbet promovimin e kulinarisë në thelbin e vet:
“Hera ime e tretë në këtë festival. Dy herë pjesëmarrëse, tani pjesë e jurisë. Është ngjitur me liqenin, lidhet me ushqimin, dhe kjo është e rëndësishme që nuk humbet esencën. Unë drejtoj një festival të ngjashëm në Maqedoni. Jemi të njëjtë në thelb dhe është mirë që kemi ura bashkëpunimi,” – thotë Lidija Mojosovska, anëtare e jurisë.
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zgjasë për 5 ditë në qytetin e Pogradecit dhe janë mbi 40 filma pjesëmarrës në këtë edicion të 15-të.

LEXONI GJITHASHTU:
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte