“Djali me pantallona rozë”, filmi që jep një paralajmërim të fortë për bullizmin
Historia e një adoleshenti që i jep fund jetës pas bullizmit në shkollë dhe online është bërë qendra e filmit “Djali me pantallona rozë”.
Duke përcjellë mesazhe të forta, filmi i regjisorit italian Roberto Proia çeli Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që këtë vit ka temën “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”.
Në dukje i gëzuar, Andrea, një djalosh 15-vjeçar, i jep fund jetës në mënyrë të papritur.
Vetëm pas vdekjes, prindërit hapin Facebook-un e tij dhe kuptojnë ferrin që kishte përjetuar mes ngacmimeve kibernetike dhe atyre në shkollë.
“Filmi merr shkas nga një djalë i ri, i cili i dha fund jetës në vitin 2012. Që nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Synimi ishte të tregoja një rast real si paradigmë e situatës që po ndodh. Doja të tregoja një ngjarje të rëndë në mënyra sa më të lehta. Ndaj vetë i riu na flet nga bota matanë, shpesh përdor ironinë duke rrëfyer në vetë të parë dhe na bën edhe të qeshim”, thotë regjisori Roberto Proia.
Filmi, i rrëfyer me zërin e Andreas nga bota e përtejme, na tregon se si djali arriti të mendonte se nuk kishte rrugëdalje tjetër dhe është një paralajmërim i fuqishëm për rrezikun e atyre fjalëve dhe gjesteve që në sipërfaqe mund të duken të padëmshme.
“Unë në film dua të tregoj se edhe fjalët vrasin. Bullizmi vret. Rrjeti online dhe komentet vrasin. Por dua të them edhe se fjalët mund të të shpëtojnë. Ai do kishte shpëtuar nëse do kishte folur. Këshilla ime është që të rinjtë të flasin, t’i tregojnë problemet e bullizmit, sepse kjo i shpëton. Nuk janë ata problemi, janë bullizuesit. Ata duhet të ndiejnë turp”, thotë regjisori Roberto Proia.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, këtë vit është në edicionin e 20-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament