Vllaznia kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup

17 Shtator 2025 | 20:45

Ekipi i vajzave të Vllaznisë vijon me sukses rrugëtimin europian, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”.

Skuadra shkodrane mposhti me rezultatin 2-0 ekipin ukrainas Kolos Kovalivka, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, duke konfirmuar edhe një herë forcën e saj në arenën ndërkombëtare.

Golat për Vllazninë u shënuan nga Megi Doçi në minutën e 63-të dhe Teresa Deda në të 87-ën, duke vulosur fitoren e dytë radhazi në këtë raund dhe kalimin e merituar në fazën tjetër të kompeticionit.

Fillimisht, ndeshja e kthimit ishte planifikuar të luhej në Ukrainë, por për shkak të situatës në vend, të dyja ekipet ranë dakord që ajo të zhvillohej sërish në “Loro Boriçi”.

Shorti për raundin e dytë do të hidhet të premten, ku Vllaznia do të njohë kundërshtarin e radhës në këtë kompeticion të ri europian.

Nga ana tjetër, Partizani i vajzave është eliminuar pas humbjes 3-0 ndaj ekipit serb Spartak Subotica, duke mbyllur kështu pjesëmarrjen në këtë edicion të UEFA Women’s Europa Cup.

Ky kompeticion është iniciativa më e re e UEFA-s për futbollin e femrave në nivel klubesh, i nisur këtë sezon me synimin për të rritur mundësitë, cilësinë dhe konkurrencën për ekipet në të gjithë kontinentin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026