Izraeli rrethon Jerusalemin Lindor, autoritetet palestineze: Po fshihet identiteti
Autoritetet palestineze kanë akuzuar Izraelin për rrethimin e Jerusalemit Lindor me barriera dhe pika kontrolli të shumta, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të fshirë identitetin arab e islamik të qytetit.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, zyra e guvernatorit të Jerusalemit tha se ushtria izraelite ka ngritur porta hekuri, pika kontrolli ushtarake dhe 88 barriera në brendësi të qytetit dhe në rrethinat e tij.
“Këto masa janë pjesë e një politike sistematike që synon izolimin e qytetit nga mjedisi palestinez dhe nënshtrimin e banorëve ndaj një sistemi diskriminimi e segregacioni,” thuhet në deklaratë.
Autoritetet palestineze shtuan se pikat e fundit të kontrollit janë ngritur në Mikhmas dhe al-Ram në verilindje të Jerusalemit, si dhe në al-Eizariya në lindje.
Një deklaratë tjetër akuzoi Izraelin për “intensifikimin e krimeve me qëllim judaizimin e Jerusalemit të pushtuar dhe fshirjen e identitetit të tij arab e islamik”.
Sipas Komisionit Palestinez për Kolonizimin dhe Rezistencën ndaj Murit, ushtria izraelite ka ngritur gjithsej 904 pika kontrolli të përhershme në Bregun Perëndimor, prej të cilave 88 në Jerusalem dhe fshatrat përreth. Këto konsiderohen si “shkelje flagrante e së drejtës për lirinë e lëvizjes”.
Autoritetet palestineze u bënë thirrje OKB-së dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut që të detyrojnë Izraelin të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.
Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm, duke iu referuar rezolutave të OKB-së që nuk e njohin pushtimin izraelit të vitit 1967 dhe aneksimin e qytetit në vitin 1980.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës