Policia britanike arreston tetë tifozë për fyerje raciste ndaj një futbollisti në rrjetet sociale

21 Maj 2021 | 12:50

Policia britanike shoqëroi të premten 12 persona, tetë prej të cilëve i procedoi për fyerje raciste të futbollistëve të Premier-League.

Autoritetet thanë se shoqërimet u bënë në lidhje me përplasjet mes tifozëve të Manchester United dhe Tottenham pas ndeshjes së 11 prillit ku një lojtar i Tottenhamit – emri i të cilit nuk u bë me dije, – u fye rëndë me etiketime raciste në rrjetet sociale.

“Përmes një pune të palodhshme të policisë, personat anonimë pas profileve në rrjetet sociale u identifikuan dhe lokalizuan,” – tha policia.

Arrestimet dhe marrjet në pyetje u zhvilluan në territorin e Anglisë, Uellsit.

Njëmbëdhjetë nga 12 të shoqëruarit ishin të moshës nën 32 vjeç, ndërsa njëri prej tyre 63.

“Me një verë që parashikohet të jetë e ngarkuar me ndeshje futbolli, jemi të përkushtuar për të parandaluar çdo lloj sjelljeje raciste,” – vijoi në njoftimin për shtyp policia britanike.

Klubi i Tottenhamit përshëndeti reagimin e policisë dhe përcolli një mesazh mbështetës për lojtarin e saj koreanojugor Son Heung-min, pavarësisht se nga policia nuk qe konfirmuar se ai ishte futbollisti i fyer nga ana racore.

Muajin e shkuar klubet dhe futbollistët në Britani bojkotuan për katër ditë rrjetet sociale në shenjë proteste ndaj fyerjeve raciste që janë ngritur si problem prej kohësh.

Manchester United përjashtoi përjetësisht nga e drejta për të ndjekur ndeshjet gjashtë tifozë ultras pasi u vërtetua se ata kishin dërguar mesazhe raciste online, ndërsa klubi i Chelsea-it pezulloi për 10 vite një tifoz për mesazhe me përmbajtje antisemitizmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026