Fidan Ukaj: Kurti ka ndryshuar qëndrim, tashmë dialogu është ndër prioritetet kryesore

21 Maj 2021 | 14:40

Për analistin Fidan Ukaj Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndryshuar konsideratën për sa i përket dialogut duke e radhitur atë ndër prioritetet kryesore. Sipas Ukajt kjo kuptohet nga ftesa e Kurtit ndaj opozitës për të bashkërenduar për çështjet kryesore të Kosovës dhe ky ndryshim ka ardhur nga trysnia e ndërkombëtarëve.

“Fushata elektorale dallon nga realiteti, deklarimet e Zotit Kurti në fushatë me deklarimet e sotme janë diametralisht të kundërta […] edhe pse Zoti Kurti dialogun e kishte renditur diku te prioriteti i katërt, sot po del që dialogu do të jetë ndër prioritetet e para,” – tha Ukaj duke komentuar ftesën e qeverisë ndaj opozistës.

Kurti i drejtoi ftesë për një takim kryetarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Partisë Demokratike (PDK). Nga kryetarët, vetëm kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka kthyer përgjigje.

Duke e konsideruar si një hap pozitiv që nxit stabilitet politik në Kosovë, Ukaj tha se besonte se edhe Hoxhaj ta pranojë ftesën.

“Besoj se edhe zoti Hoxhaj [Enver Hoxhaj, PDK] do t’i bashkohet ftesës së dy subjketeve të tjera politike për një takim javën e ardhshme,” – tha Ukaj duke uruar që qeveria e Vetëvendosjes ta shtrijë qasjen bashkëpunuese edhe për çështje të tjera.

Ukaj tha se ftesa e bërë së fundmi ndaj opozitës tregon se Kurti kërkon të shkojë në dialog i përgatitur dhe pa kontestime politike pavarësisht se Vetëvendosje gëzon shumicë të cilësuar në Kuvend. Ndërkohë nëse ky bashkëpunim vijohet edhe më tej për çështje të tjera mund t’i përshpejtojë rrugën Kosovës drejt BE-së.

“[…] bashkëpunimi me opozitën mund të përshpejtojë liberalizimin e vizave dhe procesi integrues në BE,” – shtoi Ukaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026