“3-vjeçarja në intubim”/Mjeku pediatër: Karamelet kishin përmbajte të lartë hashashi
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e djeshme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele me përmbajtje hashashi.
Sipas mjekut përgjegjës të repartit, dr. Robert Rado, gjendja shëndetësore e vajzave 7 dhe 11 vjeçe është stabilizuar falë ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërsa 3-vjeçarja ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe për disa orë ka qenë e intubuar.
Mjeku theksoi se kjo është hera e parë që konstatohet një rast i tillë me përdorim të substancave narkotike në formën e karameleve tek fëmijë kaq të vegjël në Korçë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi vajzat kanë gjetur karamelet pranë një koshi mbeturinash në lagjen nr. 16 të qytetit. Policia ndërkohë është duke hetuar rastin për të mësuar se ku i kanë gjetur karamelet me substance narkotike të treja motrat.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset