Bisedë telefonike mes Trump dhe Xi, fokus te TikTok, tregtia dhe lufta në Ukrainë

19 Shtator 2025 | 19:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një bisedë telefonike që vetë lideri amerikan e ka përshkruar si “shumë produktive”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump bëri të ditur se biseda është fokusuar në disa çështje kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve, përfshirë platformën TikTok, tregtinë dhe situatën në Ukrainë.

“Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi të Kinës. Bëmë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë miratimin e marrëveshjes për TikTok,” shkroi Presidenti Trump.

Të dy liderët janë shprehur të gatshëm për të vazhduar dialogun në nivel të lartë dhe kanë rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë në samitin e APEC-ut që do të mbahet në Korenë e Jugut në fund të tetorit. Gjithashtu, Trump ka njoftuar për një vizitë të planifikuar në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë e Presidentit Xi në Shtetet e Bashkuara, në një moment të përshtatshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026