Sulm masiv i forcave ruse në Ukrainë, Zelensky: U lëshuan 40 raketa dhe 580 dronë

20 Shtator 2025 | 09:11

Forcat ruse kanë nisur një sulm të fuqishëm me raketa dhe dronë kundër qyteteve ukrainase, përfshirë Dnipron, Nikolaivin dhe zona të tjera, herët të shtunën, më 20 shtator, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe viktima.

Sipas raportimeve, një ndërtesë e lartë banimi në Dnipro u godit nga një raketë në mëngjes, ndërsa qyteti pësoi sulme të përsëritura me dronë gjatë natës, duke shkaktuar shpërthime dhe ndërprerje të shërbimeve të energjisë elektrike dhe ujit.

Lajmin e bëri të ditur Zelensky në një postim në X, teksa ka ndarë pamje nga dëmet e sulmit dhe thekson se u lëshuan 40 raketa dhe 580 dronë.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, dhe kreu rajonal i Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak, konfirmuan shkatërrimet në qytet dhe zonat përreth, përfshirë zjarre të mëdha dhe dëme në ndërtesa dhe ndërmarrje. Dëmet përfshijnë ndërtesa të larta, shtëpi private, garazhe, si dhe territorin e ndërmarrjeve. Raportet fillestare kanë njoftuar për një viktimë dhe 26 të plagosur, duke përfshirë një person të rritur që ndodhet në gjendje kritike.

Në qytetin e Pavlohradit, gjithashtu, dronët dhe raketat kanë shkaktuar zjarre në ndërmarrje. Ndërkohë, në Mykolaiv, forcat ruse kanë sulmuar objekte industriale, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre, ndërsa një fermë është goditur gjithashtu, duke sjellë dëme të mëdha.

Hetimet dhe operacionet e shpëtimit vijojnë ndërkohë që situata mbetet e tensionuar në këto zona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026