Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska.
Ai ka deklaruar se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese, të papranueshme nga Moska”, ndërsa incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”.
“Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike,” deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.
Zelensky theksoi gjitahshtu se ndaj Rusisë “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht, ashtu edhe nga vendet individuale.”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset