Arbana Xharra: Shpallja e Berishës ‘non grata’ lidhet me luftën e tij kundër vetingut, të njëjtin fat do të kenë edhe bashkëpunëtorët
Gazetarja Arbana Xharra në një lidhje për Euronews Albania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës ka të bëjë me luftën tij kundër vetingut dhe reformës në drejtësi.
Znj. Xharra u shpreh se e njëjta masë pritet të merret edhe për personalitete të tjera të njohura, që sipas saj punojnë për Berishën edhe pse nuk është në pushtet, sepse kanë mbështetjen e tij.
“Flitet që do të ketë edhe emra të tjerë, patëm edhe emra të tjerë nga Kroacia, Kina etj., ku korrupsioni në këtë rast nuk konsiderohet vetëm zhvatja e tenderëve, por edhe korruptimi ideologjik, në këtë rast të gjykatësve për të sabotuar vetingun në Shqipëri.
Mund të ketë një rrjet të njerëzve që kanë bashkëpunuar deri në instalimi e këtij sistemi”, u shpreh znj. Xharra.
Lidhur me padinë që z. Berisha do të ngrejë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, znj. Xharra u shpreh se ish-kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë shans pasi nuk kemi të bëjmë me një vendim personal por një vendim zyrtar të qeverisë amerikane. Sipas saj. në këtë drejtim z. Berisha vetëm sa do të harxhojë para pasi rehabilitimi i tij nuk do të vijë në dekada.
Për znj. Xharra, vendimi i fundit i qeverisë amerikane është një mesazh i drejtpërdrejtë drejtuar politikës shqiptare për reformim dhe vijim të reformës në drejtësi.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje