“Ke frikë të flasësh”, pastor Doçi: Me vrasjen e Kirk, u vra debati politik në SHBA
I ftuar në studion e emisionit Review në Euronews Albania, pastor Ylli Doçi komentoi rëndësinë dhe ndikimin e figurës së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, si dhe pasojat e vrasjes së tij.
Doçi tha se më 21 shtator, në orën 18:00, u organizua në Shqipëri një aktivitet përkujtimor në nder të Charlie Kirk, ndërsa analizoi rolin e tij si një nga figurat më të spikatura konservatore dhe një reformator i të drejtave civile në SHBA.
Ai theksoi se vrasja e Kirk nuk është thjesht vrasja e një njeriu, por vrasje e debatit politik në SHBA.
“Me vrasjen e tij, është vrarë debati politik. Kjo ngjarje anulon debatin e hapur politik, sepse nëse çmimi për të folur lirshëm dhe për të mbrojtur vlerat konservatore është jeta, atëherë është e qartë që frika do të mbizotërojë. Charlie Kirk ishte një i krishterë dhe një nga organizatorët më të mëdhenj konservatorë, që në moshën 18-vjeçare formoi lëvizjen më të madhe konservatore në Amerikë. Humbja e tij nuk është vetëm humbje e një individi, por edhe humbje e një potenciali për president të ardhshëm amerikan,” – tha pastor Doçi.
Pastori gjithashtu u shpreh se ata që ishin kundër Charlie Kirk festuan këtë ngjarje tragjike, duke treguar se kultura politike po kalon nga dialogu në dhunë.
“Ata që ishin kundër tij u gëzuan dhe festuan, prandaj them se është vrarë debati politik. Është përfunduar lufta e fjalëve dhe kemi kaluar në luftën e plumbave, ndërkohë që Charlie ishte një nga ata që promovonte debatin politik të hapur dhe civilizuar,” përfundoi Doçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.