Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët në Durrës, Egnatia triumfon ndaj Tiranës

22 Shtator 2025 | 11:58

Gara në kampionatin shqiptar po shfaqet mjaft interesante në këtë fillim sezoni, ku Elbasani ka bindur të gjithë me performancën e tij në fushë.

Të besuarit e trajnerit Gvozdenovic po luajnë një futboll të bukur ndaj çdo kundërshtari, ndërsa fitorja e radhës erdhi ndaj Partizanit në transfertë.

Në stadiumin e “Demave” u shënua vetëm një gol, por ai mjaftoi që skuadra mysafire të marrë tri pikët e radhës, e treta për këtë edicion.

Në minutën e 37’, Bunjaku kaloi Elbasanin në avantazh, ndërsa skuadra vazhdoi të qëndronte këmbëngulëse, duke vënë në vështirësi kundërshtarin. Partizani tentoi të reagojë, por pa sukses, dhe ndeshja përfundoi me humbje 0-1. Të kuqtë kanë vetëm një fitore deri tani, atë në nisje në derbin me Vorën.

Egnatia shënoi triumfin e dytë radhazi, duke lënë pas formën negative të javëve të para, me Tiranën si kundërshtar.

Në Rrogozhinë, lojtarët e Tetovës reaguan mirë dhe shënuan golin e parë në pjesën e parë përmes Buricit.

Në fraksionin e dytë, blerja e merkatos së verës, Albanese, dyfishoi shifrat, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës së tij. Me 7 pikë pas 4 javësh, Egnatia po ngrihet gradualisht, ndërsa Tirana vazhdon të jetë në krizë, në vendin e fundit me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje.

Ndërsa Teuta dhe Vllaznia barazuan 1-1 në Durrës, të dielën, në “Niko Dovana”. Vllaznia kaloi e para në epërsi me golin e Esat Malës në minutën e 24-t, por shkodranët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Erdenis Gurishtës, vetëm tre minuta nga fundi.

Durrsakët e trajnerit Enkeleid Dobi shfrytëzuan mundësinë dhe me Mario Beshirajn në aksionin e fundit të sfidës (90+6’) shënuan golin e barazimit 1-1, duke sjellë festë për “Djemtë e Detit”.

Ndërkaq, Dinamo barazoi 0-0 me Bylisin në “Selman Stërmasi”, ndërsa surpriza më e madhe u regjistrua në stadiumin e Laçit, ku Vora fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026