Dua Lipa mbështet publikisht Palestinën, shkëput bashkëpunimin me menaxherin e saj
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndërprerë marrëdhëniet profesionale me menaxherin e saj, David Levy, pas përfshirjes së tij në një fushatë kundër grupit irlandez të repit Kneecap, i cili performoi në Festivalin e Glastonbury.
Sipas raportimeve, Levy ishte nënshkruesi kryesor i një letre konfidenciale drejtuar organizatorit të festivalit, Michael Eavis, ku kërkohej heqja e Kneecap nga programi për shkak të lidhjeve të tyre pro-palestineze. Letra u bë publike, duke nxitur reagimin e Duas, e cila është e njohur për mbështetjen e të drejtave të palestinezëve.
Një burim i industrisë muzikore tha se këngëtarja ka kërkuar që Levy të mos merret më me menaxhimin e muzikës së saj, duke theksuar se nuk mund të pranonte një menaxher që përdorte taktika presioni kundër qëndrimeve të saj.
Dua Lipa ka shprehur hapur mbështetjen për Palestinën përmes platformës së saj në Instagram, ku ka 88 milionë ndjekës, dhe është përfshirë në tubime kundër bashkëpunimit të Mbretërisë së Bashkuar në konflikt.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Kneecap performoi në Glastonbury në korrik. Policia nisi një hetim për ankesat ndaj tyre, por më vonë e mbylli çështjen, duke konstatuar mungesën e provave për veprim penal. Grupi e konsideroi hetimin si një formë kanosjeje politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset