Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe njohin zyrtarisht Palestinën si shtet

21 Shtator 2025 | 15:16

Në një zhvillim historik diplomatik, tre vende të fuqishme perëndimore, Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar , kanë shpallur këtë të diel njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës.

Kjo lëvizje e koordinuar vjen në prag të Konferencës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku çështja e shtetësisë palestineze pritet të jetë në qendër të diskutimeve globale.

Kanadaja: “Njohim Shtetin e Palestinës”

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter):

“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore, si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.”

Ky vendim shënon një kthesë të rëndësishme në politikën e jashtme kanadeze dhe e vendos Kanadanë në mesin e vendeve të G7 që mbështesin zyrtarisht një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Brenda pak minutash, pas deklaratës së Otavës, edhe kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi njohjen e Palestinës si shtet sovran.

“Australia i bashkohet Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar në një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”, tha Albanese.

Australia kishte paralajmëruar më parë synimin për ta ndërmarrë këtë hap gjatë punimeve të OKB-së këtë javë.

Më pas, edhe Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur qëndrimin e saj zyrtar. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer deklaroi:

“Sot, për të ringjallur shpresën e paqes për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”

Starmer theksoi se momenti për të vepruar ka ardhur, duke shtuar se “përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe të një shteti palestinez të qëndrueshëm përkrah një Izraeli të sigurt”.

Vendimi britanik përmbush një zotim të mëparshëm të qeverisë, i cili kushtëzonte njohjen e Palestinës me përmbushjen e kushteve të caktuara nga ana e Izraelit — kushte që, sipas zyrtarëve britanikë, nuk janë përmbushur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026