“Together we can”, Vodafone, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë

21 Maj 2021 | 19:50

“Together we can”, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë, vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtes nga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, në një event të posaçëm ku të pranishëm ishin ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi, përfaqësues të ambasadave, bizneseve dhe medias në vend.

“Redforkids”, projekti që nisi si përgjigje emergjente ndaj nevojës së krijuar gjatë pandemisë për të mos lënë asnjë fëmijë larg teknologjisë, duke dhuruar 15.000 tableta për fëmijët në nevojë, do të vijojë më një sërë iniciativash me fokus zhvillimin e njohurive digjitale për nxënësit në të gjithë Shqipërinë si një platformë gjithëpërfshirëse nën moton “Fëmijët e së ardhmes”.

VOIS, projekti më i ri i Vodafone Albania, do të punësojë së shpejti mbi 1000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime digjitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Europë. VOIS Albania do të jetë 1 nga 3 hubet kryesore të zhvillimit të shërbimeve dhe platformave të Vodafone Grupit në Europe.

Vodafone Albania, si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime të vazhdueshme që kapin vlerën e 1,9 miliardë eurove.

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe COVID-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë euro nismave për përballimin e emergjencave paralelisht me zbatimin e planit strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend.

Moment kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks, një tjetër hap ky drejt zgjerimit të portofolit të shërbimeve për klientët. Certifikuar ndër vite si rrjeti më i mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u certifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Kanaris, u shpreh se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e agjendës digjitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 korrikut 2021.

“Together we can”, së bashku me teknologjinë drejt realizimit të agjendës digjitale për Shqipërinë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026