Mblidhet sot Kryesia e Këshillit Bashkiak, çfarë pritet të diskutohet

23 Shtator 2025 | 10:38

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Në orën 15:00 është planifikuar të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak në një mbledhje të zakonshme që paraprin seancat plenare të këshillit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse gjatë kësaj mbledhjeje do të diskutohet edhe kërkesa e Erion Veliajt për të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e pasdites.

Më pas, do të zhvillohet edhe mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, i cili do të shqyrtojë zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Veliajt.

Mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak është planifikuar për në orën 16:00. Në rend dite është pikërisht shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e kryebashkiakut, e cila është depozituar nga anëtarët socialistë të këshillit.

Kërkesa bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, u transportua për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026