Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse.
Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump tha se gjatë mandatit të tij presidencial u ka dhënë fund shtatë konflikteve – në mesin e tyre ka përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë. Trump muajve të fundit, presidenti amerikan ka deklaruar disa herë se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq duke folur për luftën në Ukrainë, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa “ne të gjithë po humbasim shumë kohë”.
“Në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, atëherë SHBA-ja është e përgatitur që të vendosë një rund të tarifave shumë të fuqishme që do të ndalnin gjakderdhjen, besoj shumë shpejt”, tha ai gjatë takimit të përvitshëm në Nju Jork.
“Por, që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane… do të duhet të na bashkohen duke vendosur masa të njëjta… Evropa duhet të bëjë më shumë”.
Sanksionet, së bashku me garancitë e sigurisë në rast të një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës janë çështjet për të cilat Zelensky shpreson që të marrë mbështetje nga Shtëpia e Bardhë gjatë takimit me Trumpin.
Zelensky, i cili do t’i adresohet Asamblesë më 24 shtator, po ashtu pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Ukrainë më 23 shtator.
Zelensky dëshiron që të shmangë dy situata: mundësinë që Trumpi t’i bëjë presion atij për lëshime të mëdha me Rusinë apo t’ia vë një pjesë të madhe të fajit Ukrainës për mungesën e përparimit drejt një marrëveshje të paqes, pas më shumë se tre vjetësh të pushtimit rus të Ukrainës.
Një gjë e tillë ndodhi në shkurt, kur Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe e fajësoi atë për luftën, dhe më pas u përplas me të gjatë takimit në Zyrën Ovale.
Me udhëheqësit evropianë të pranishëm, takimi Trump-Zelensky në gusht shkoi shumë më mirë. Por, ky takim u mbajt pasi Trump u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë dhe pas tërheqjes nga përpjekjet për arritjen e një armëpushimi – një gjë që Ukraina e dëshiron, por që është refuzuar nga Rusia – dhe në vend të kësaj tha se të dyja palët duhet të synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes.
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë