Aksidentohet dhe humb jetën në vendin e punës minatori në Bulqizë

24 Shtator 2025 | 12:05

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ku u aksidentua dhe humbi jetën në galeritë e minierës punëtori me inicialet K.D., rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.

“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 38 vjeç, punonjës në këtë subjekt”, thuhet në njoftimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026