Aksion i IKMT në Rinas, prishen 155 struktura pa leje pranë aeroportit

24 Shtator 2025 | 12:42

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe këtë të mërkurë aksionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën përreth Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Deri më tani, janë çmontuar dhe prishur rreth 155 objekte shërbimi, kryesisht struktura njëkatëshe të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Aksioni ka nisur më 19 shtator 2025, me qëllim pastrimin e kësaj zone strategjike nga ndërhyrjet informale që cënojnë si sigurinë aeroportuale, ashtu edhe imazhin urban të një prej pikave më të rëndësishme të hyrje-daljeve ndërkombëtare në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të IKMT, objektet e prishura janë përdorur për veprimtari tregtare apo shërbimesh, por nuk posedonin leje ndërtimi dhe përbënin rrezik për mbarëvajtjen e aktivitetit aeroportual.

“Aksioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, duke synuar rikthimin e kontrollit ligjor dhe estetik në një nga hapësirat më të rëndësishme të vendit,” – thuhet në deklaratën e IKMT-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026