‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

25 Shtator 2025 | 07:07

Presidenti amerikan Donald Trump po kërkon një hetim pas asaj që e përshkroi si një “sabotim të trefishtë” gjatë vizitës së tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB të marten.

Duke përdorur mediat sociale, Trump ngre pretendimin se një sërë aksidentesh teknike, që përfshinin një shkallë lëvizëse të ndaluar, një dështim të teleprompterit dhe probleme me audion, ishin akte të qëllimshme që synonin ta sabotonin atë.

“NJË TURP I VËRTETË ndodhi dje në Kombet e Bashkuara — Jo një, jo dy, por tre ngjarje shumë të kobshme!” tha Trump në Truth  të mërkurën, duke shpjeguar serinë e ngjarjeve.

Gjatë fjalimit të tij të martën në mëngjes në Nju Jork, Trump hapi fjalimin duke iu referuar problemeve teknike, duke thënë: “Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara: një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq.” Presidenti dha më shumë detaje në postimin e tij në mediat sociale, duke prezantuar çështjen e audios “krejtësisht të çaktivizuar”.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, tha në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje: “Sekretari i Përgjithshëm informoi Misionin e Përhershëm të SHBA-së se ai kishte urdhëruar tashmë një hetim të plotë dhe përcolli se OKB-ja është e gatshme të bashkëpunojë me transparencë të plotë me autoritetet përkatëse të SHBA-së për këtë çështje për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi incidentet e përmendura nga Shtetet e Bashkuara”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026