Shtëpia e Bardhë paralajmëron për shkarkime masive në rast se mbyllet qeveria

25 Shtator 2025 | 15:40

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar të mërkurën agjencive federale të përgatisin plane për shkarkime masive të punonjësve në rast se Kongresi nuk arrin të miratojë legjislacionin për financimin e qeverisë deri më 1 tetor.

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) e Shtëpisë së Bardhë ka dërguar një memorandum të posaçëm, ku u kërkohet agjencive të identifikojnë programet dhe aktivitetet që do të ndalohen për shkak të mungesës së fondeve diskrecionare. Sipas OMB, “programet që nuk kanë përfituar fonde të detyrueshme do të mbajnë barrën më të madhe të mbylljes”.

Ky paralajmërim për shkarkime të përhershme, dhe jo vetëm pushime të përkohshme nga puna siç ka ndodhur në të kaluarën, përbën një ndryshim të madh në menaxhimin e mbylljeve të qeverisë.

Nuk është e qartë nëse kjo lëvizje e administratës është një strategji për të forcuar pozitat negociuese të Presidentit Donald Trump ndaj demokratëve, apo një përpjekje për të avancuar objektivin e tij për të reduktuar fuqinë punëtore federale. Megjithatë, kritikat nuk kanë munguar.

“Ky është një përpjekje për frikësim,” deklaroi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, të mërkurën në mbrëmje. “Donald Trump ka shkarkuar punonjës federalë që në ditën e parë — jo për të qeverisur, por për të frikësuar.”

Tensionet u përshkallëzuan të martën, kur Presidenti Trump anuloi një takim të planifikuar me udhëheqësit kryesorë demokratë për të diskutuar mbi buxhetin. Kjo lëvizje ka rritur rrezikun për një mbyllje të pjesshme të qeverisë, ndërsa republikanët dhe demokratët vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026