Evropa vijon lirimin e masave, në Gjermani hapen parqet e birrave, në Francë kinematë

22 Maj 2021 | 11:49

Parku i argëtimit “Evropa” në Gjermani ka rihapur dyert pas një mbylljeje 6-mujore. Një test negativ i lëshuar në më pak se 24 orët e fundit dhe një maskë kërkohen për klientët e tij, që vijnë edhe nga vendet fqinje si Franca e Zvicra në veçanti.

Me rënien e rasteve me COVID nën kuotën 100 për ditë me radhë, kufizimet në Berlin po lehtësohen. Klientët tek një nga birraritë më të vjetra të qytetit, “Prater”, ishin të kënaqur që mund të pinin në tryezat prej druri, edhe pse me rregulla të forta sanitare. Birrarisë iu desh të reduktonte kapacitetet e saj në 600 persona, nga 1 mijë që pret zakonisht.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka vizituar një kinema bashkë me ministren e Kulturës, Roselyne Bachelot, për të shënuar rihapjen e pikave kulturore dhe kthimin paksa në normalitet.

“Në momentin kur e vumë veten në një situatë mbijetese dhe pranuam të mos takonim prindërit apo miqtë, na u desh të hiqnim dorë nga disa gjëra dhe kjo ishte shumë e dhimbshme. Ishte e dhimbshme për artistët që nuk gjenin dot publikun dhe që jetojnë përmes artit dhe gjithashtu për shumë qytetarë të cilëve iu bllokua aksesi tek kjo fushe”, u shpreh president i Francës.

Kinematë, teatrot, filarmonia dhe parqet e argëtimit u hapën edhe në Poloni, një javë përpara nga sa ishte planifikuar.

Institucionet në fjalë mund të rinisin operacionet por në regjim sanitar, me gjysmën e kapaciteteve.

Në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se nga e hëna, vendi do të mund të presë turistët britanikë, si dhe ata nga vende të tjera të përfshira në një listë të posaçme, pa ushtruar kufizime.

Sektori spanjoll i turizmit mezi po e priste këtë lëvizje të autoriteteve, por tani shpreson që qeveria britanike të ndryshojë qasjen ndaj Spanjës si një destinacion turistik, në mënyrë që vendi iberik të rikuperojë një pjesë të humbjeve të shkaktuar nga pandemia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026