“Sa më shpejt, please”, dalin mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit

26 Shtator 2025 | 12:02

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për përgjegjësi si titullar i autoritetit kontraktor, ndërsa hetimet janë zhvilluar në kuadër të bashkimit të dy procedimeve penale.

Një telefon i sekuestruar gjatë hetimeve nga prokurori Dritan Prenci ka nxjerrë në dritë biseda në aplikacionin WhatsApp mes kryebashkiakut Erion Isai dhe shtetases E. Ç., administratore e kompanisë fituese të tenderëve, dhe shtetasit me iniciale A. T., me detyrë përgjegjës i sektorit të prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe  shetatses E.B., punonjëse në kompaninë në fjalë.

Përmbajtja e bisedave të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan shtetases E.Ç.: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – E.Ç.: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – E.Ç.: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – E.Ç.: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – E.Ç.: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – E.Ç.: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – E.Ç.: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – E.Ç.: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Bisedat e datës 03.07.2020:

12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.

12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”

12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.

12:46 – E.Ç.: “Isha në telef, të më falësh.”

12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

Procedimi penal ndaj Erion Isait është regjistruar më 29 shkurt 2024, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi Esmerald Xhafa, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Meqenëse bëhej fjalë për të njëjtin objekt hetimi si në procedimin penal nr. 280 të vitit 2020, me datë 22.07.2024 është vendosur bashkimi i të dyja çështjeve në një të vetme – nr. 280/2020.

Në qendër të hetimit janë tre tendera publikë:

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020

Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020

Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

Përveç kryebashkiakut Isai, të pandehur janë marrë edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në shkeljet e pretenduara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026