Bienalja e Venecias ngre pyetjen “si do mundemi të bashkëjetojmë?”

22 Maj 2021 | 14:58

Këtë vit, Bienalja e Venecias do të analizojë sesi arkitektura mund të adresojë çështje globale si polarizimi politik dhe fetar apo dhe bashkëpunimi i thjesht human.

E parë gjerësisht si një vend neutral, Bienalja e Venecias ofron hapësirë dhe kohë për dialog.

Arkitekti kilian Alejandro Aravena, i cili ka qenë kuratori Bienales në 2016, ka krijuar një hapësirë ku shpreson se kilianët dhe populli indigjen Mapuche mund të takohen e të diskutojnë mbi konfliktet e tyre shumëvjeçare mbi territorin.

Arkitektura, e sjellë në jetë nga studio e tij “Elemental” përmbush kriteret e traditës së popullit Mapuche: që të jetë në formë rrethore me orientim nga lindja, të jetë e ndërtuar me dru në formën vertikale.

Ajo u ndërtua në krah të kanalit Arsenale, qendra më e madhe e prodhimit në periudhën para industrializimit në Venecia, me shpresën se kilianët dhe indigjenët të udhëtonin drejt Venecias për të debatuar, një traditë e vjetër negocimi mes dy palëve.

Por pandemia ka sjell pasiguri nëse kjo do të mund të realizohet.

Ekspozita Jeta Përtej Tokës

E teksa disa përpiqen të zgjidhin çështje në Tokë, të tjerë kanë hedhur sytë nga yjet, ose më saktë nga hëna.

Në projektin “Jeta Përtej Tokës” shfaqet një fshat që ndodhet në hënë që tejkalon kufizimet e klimës ekstreme duke përdorur teknologjinë që iu ndodhet ose në zhvillim e sipër.

Projekti i “Skidmore, Owings & Merrill” Agjencisë Europiane të Hapësirës synon të tregojë se bashkëpunimi botëror midis kombeve dhe partnerë për të ndarë me njëri-tjetrin ekspertizën e tyre kundrejt objektivave të përbashkëta është në të vërtetë i arritshëm.

Ata parashikojnë se Fshati i Hënës mund të krijohet në një hark kohor prej vetëm pesë vitesh.

“Unë jam optimist me zemër, Bienalja është organizuar me optimizëm, rreth pyetjes sesi do të bashkëjetojmë”, thotë Colin Koop nga  Skidmore, Owings & Merrill.

“Ajo çka duam të të bëjmë me këtë pjesë të ekspozitës është të tregojmë se është e mundur që të ndërtojmë një  të ardhme bashkëpunuese që është e fokusuar mbi të gjitha ata vlerat dhe shqetësimet e përbashkëta për planetin, një formë njohurie që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë – biologjikisht, kulturalisht dhe politikisht. Këto mund t’i shprehim në një lloj të ri mjedisi jetese, një lloj vendbanimi i ri”.

Por përpara nisjes drejt Hënës, pavijoni britanik ka vendosur të eksplorojë sesi do të bashkëjetojmë me privatizimin në rritje të hapësirave publike.

Projekti titulluar “Kopshti i Mrekullive të Privatizuara” e ka transformuar pavijonin në një seri hapësirash publike të rrezikuara që mund të rimendohen dhe ringjallen.

Një tjetër projekt britanik tregon sesi komunitetet myslimane kanë qenë të afta të përdorin hapësirat për të ndërtuar xhami.

Tri Xhamitë Britanikë” shfaqin tri xhami të cilat janë ngritur në ambientet ku më parë ka qenë një kishë, një sinagogë dhe një pab.

“Ajo që mund të shihni në këto godina është mënyra sesi komunitetet i japin formë hapësirës dhe krijojnë gjuhën e tyre vizuale, estetike dhe arkitekturore,” shpjegon Shahed Saleem, bashkëkuratori i projektit “Tri Xhamitë Britanike”.

Ekspozita e 17të e Arkitekturës në La Biennale di Venezia hapet më 22 maj, pasi u shty një vit prej pandemisë dhe do të jetë deri më 21 nëntor 2021.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026