1000 € dokumenti, goditet grupi që falsifikonte viza për emigrantët në Shqipëri
Policia e Tiranës ka goditur një rast të falsifikimit të vizave hyrëse në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e një 22-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Dy persona të tjerë, një shqiptar dhe një tjetër shtetas nga Bregu i Fildishtë, janë vënë nën hetim si bashkëpunëtorë të tij.
Gjatë hetimeve disa javore u dokumentuan shtatë raste, ku vizat e falsifikuara u shiteshin emigrantëve të vendeve të treta kundrejt shumës prej 1000 euro për dokument.
Në pranga ra shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, ndërsa nën hetim janë shtetasi Y. Z., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Hetimet vijojnë për të zbardhur në plotësi veprimtarinë kriminale të këtyre personave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta