Fronëzohet Mitropoliti i ri i Korçës, Hirësia e Tij Anastasi

27 Shtator 2025 | 17:05

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u mbajt ceremonia solemne e Fronëzimit të Mitropolitit të ri të Korçës, Hirësisë së Tij Anastasit.

Në këtë ngjarje madhore për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë morën pjesë Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë e besimtarë të shumtë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryepiskopi Joani e cilësoi këtë ditë si “një ditë të madhe gëzimi dhe bekimi” për Mitropolinë e Korçës dhe për gjithë Kishën Orthodhokse.

Nga ana e tij, Mitropoliti i ri Anastasi falënderoi Sinodin e Shenjtë dhe besimtarët për mbështetjen dhe shprehu përkushtimin për të vijuar veprën e nisur nga paraardhësit.

Hirësia e Tij Anastasi u zgjodh Mitropolit i Korçës më 16 shtator 2025 nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Joanit. Hirësia e Tij Anastasi, i lindur në Vlorë në vitin 1979, ka një formim të gjerë akademik dhe shpirtëror. Pasi ka ndjekur studime në Athinë dhe në Universitetin e Vlorës, ai ka mbajtur pozicione drejtuese në institucione arsimore e shoqërore të Kishës.

Përkushtimi i tij në shërbesën kishtare ka qenë i pandërprerë, duke u ngritur gradualisht nga diakon në prift dhe arkimandrit deri në fronin e Mitropolitit të Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026