‘Dasma shkodrane’ rikthehet për publikun, interpretuan nxënësit e gjimnazeve

27 Shtator 2025 | 19:39

Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës është realizuar një rikthim i veçantë në kohë, ku nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” sollën për publikun elementët e një dasme tradicionale shkodrane.

Në këtë aktivitet, rolet e personazheve u interpretuan nga vetë nxënësit, duke sjellë skena të zakonshme të një dasme të hershme qytetare.

“Në skenar unë kam pasur rolin e kryeplakut që njoftonte të tjerët për dasëm dhe që i thoshte anëtarëve të ndryshëm të familjes se cilën familje duhet të njoftonte. Për mu janë shumë të rëndësishëm sepse rreth tyre mund të kuptojmë më shumë rreth historisë, rreth Shkodrës”, tha Leandër Laçaj, nxënës.

Mësuesit theksuan gatishmërinë e nxënësve për të qenë pjesë e kësaj nisme, jo vetëm si interpretues, por edhe si hulumtues të historisë dhe kulturës së qytetit.

“Ishin menjëherë të gatshëm me kontribu vajzat dhe djemt e shkollës tonë, sigurisht dhe me atë dëshirën e madhe edhe të njohjes, por dhe me hulumtu e me zbulu ma shumë në tërësi”, u shpreh mësuesja e Gjimnazit “28 Nëntori”, Albana Kaloshi.

Pjesë e këtij prezantimi ishin edhe kostumet tradicionale, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar të trashëgimisë kulturore të Shkodrës.

“Kemi përkatësisht jelekët dhe brezat e vajzave myslimane dhe katolike të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu pasurohet veshja e djemve me jelekë. Jeleku është i qytetit të Shkodrës, është jeleku i vajzës së veshjes katolike, ndërsa këto janë të veshjes myslimane qytetare shkodrane”, theksoi Majlinda Laçaj, drejtuese e Muzeut historik, Shkodër.

Në muze nuk munguan as vizitorët e huaj, të cilët e shijuan këtë udhëtim simbolik drejt së kaluarës.

“Është e disata herë që vij në Shkodër dhe më pëlqen shumë, është qytet shumë i bukur. Zonja ka jetuar në një banesë të tillë muze dhe është shumë interesante. Kemi parë veshje shumë të bukura, tradicionale dhe shumë moderne për kohën. Fantastike”, tha turisti francez.

Një emocion të veçantë solli edhe dëshmia e zonjës 88-vjeçare Maxhide Kraja, e cila rikujtoi ditën e saj të martesës me kostumin tradicional shkodran. 

Tana më janë kujtu, shpija, tavani me trena që kena pasë, si një muze. Jam veshë me veshje kombëtare shkodrane, me jelek e me bërnavekë. Dasma iher në shtëpinë tonë, ahengu nuk ka mbaru kurrë”, u shpreh vizitorja e Muzeut.

Ky aktivitet shërbeu si një mënyrë për të afruar brezat e rinj me trashëgiminë kulturore të qytetit, duke treguar se traditat e dasmës shkodrane mbeten një pasuri që duhet ruajtur dhe përcjellë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026