Ish-ministri kinez dënohet me vdekje, gjykata: Mori mbi 37 milionë dollarë

28 Shtator 2025 | 18:41

Ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës, Tang Renjian, është dënuar me vdekje me kusht nga një gjykatë në provincën Jilin, nën akuzën për marrje ryshfeti. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua.

Sipas hetimeve, Tang ka marrë para dhe pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë amerikanë) gjatë detyrës së tij në pozicione të ndryshme nga viti 2007 deri në 2024. Gjykata e Changchun vendosi pezullimin e dënimit të tij me vdekje për dy vjet, duke theksuar se ai ka pranuar fajësinë dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Tang u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës në nëntor të vitit 2024, vetëm gjashtë muaj pasi ndaj tij nisi një hetim nga komisioni antikorrupsion dhe u shkarkua nga detyra.

Rasti i Tang vjen në kuadër të një fushate më të gjerë antikorrupsion të udhëhequr nga presidenti Xi Jinping, i cili në janar deklaroi se korrupsioni mbetet kërcënimi më i madh për Partinë Komuniste. Hetimi ndaj tij pason çështje të ngjashme që përfshinë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes Li Shangfu dhe paraardhësin e tij Wei Fenghe.

Tang ka shërbyer si guvernator i provincës perëndimore Gansu nga viti 2017 deri në 2020, përpara se të emërohej ministër i bujqësisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026