BE: Moldavia zgjodhi Evropën para Rusisë në zgjedhjet kyç
Bashkimi Evropian e ka përshëndetur të hënën rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, duke thënë se ai tregoi se vendi i vogël i Evropës Lindore është vendosur qartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Partia e presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, pritet të dalë e para në zgjedhjet vendimtare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u orkestrua nga Kremlini. Por, fituesi i vërtetë mund të jetë Brukseli.
PAS, partia properëndimore në pushtet e Moldavisë, shënoi fitore të thellë ndaj rivalit të saj të afërt me Rusinë në zgjedhjet e së dielës, sipas rezultateve të publikuara të hënën. PAS-i parashikohet t’i ketë marrë të paktën 55 nga 101 ulëse në Parlament.
Ky rezultat është tronditës, duke pasur parasysh se shumë sondazhe para votimit parashikonin garë shumë të ngushtë, ndërsa Kremlini kishte bërë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar rezultatin në të mirë të vetin.
“Populli i Moldavisë foli dhe mesazhi i tyre është i qartë dhe i fortë”, shkroi në X Antonio Costa, presidenti i Këshillit të BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare bllokut evropian
“Ata zgjodhën demokracinë, reformën dhe një të ardhme evropiane, përballë trysnive dhe ndërhyrjeve nga Rusia”, tha Costa.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Moldavia votoi qartësisht për Evropën, demokracinë dhe lirinë.
“Dyert tona janë të hapura. Dhe, ne do të jemi me ju në çdo hap të rrugës”, shtoi ajo.
Brukseli ka qenë i merakosur për javë të tëra para zgjedhjeve të 28 shtatorit në një Moldavi të gjendur mes Ukrainës dhe Rumanisë, anëtares së NATO-s dhe BE-së. Një fitore proruse do të kishte përbërë goditje të rëndë për krahun lindor të BE-së, në një kohë kur Moska ka shfaqur guxim për ta testuar vendosmërinë e Perëndimit teksa vazhdon të fitojë terren në fushëbetejat e Ukrainës./REL
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq