Gjykata në Kinë dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes kriminale Ming
Një gjykatë në Kinë dënoi sot me vdekje 11 anëtarë të familjes Ming, e cila ishte e përfshirë në aktivitete kriminale në Mianmar, raportoi CCTV e Kinës.
Dhjetëra anëtarë të asaj familjeje u shpallën fajtorë për kryerjen e veprave penale dhe shumë prej tyre morën dënime të gjata me burgim.
Familja Ming punonte për një nga katër klanet që kontrollonin qytetin Laukai, pranë kufirit me Kinën, duke e shndërruar atë në një qendër për bixhoz, drogë dhe lloje të tjera krimi, raportoi BBC.
Autoritetet e Mianmarit arrestuan një numër të madh anëtarësh të këtyre klaneve në vitin 2023 dhe i ekstraduan ata në Kinë.
Një total prej 39 anëtarësh të familjes Ming u dënuan sot në qytetin lindor kinez Wenzhou, nga të cilët 11 u dënuan me vdekje, ndërsa 11 morën dënime me burgim të përjetshëm, raportoi CCTV.
Anëtarët e tjerë të familjes u dënuan me dënime që varionin nga pesë deri në 24 vjet burg.
Siç deklaroi gjykata, ata ishin të përfshirë në mashtrime në telekomunikacion, kazino të paligjshme, trafik droge dhe prostitucion.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane