Ditmar Bicaj merr drejtimin e Lushnjes: Një epokë e re për “Verdhejeshilët”
29 Shtator 2025 |
18:37
Në Lushnje po fryn erë ndryshimi ku pas shumë pritjesh dhe diskutimesh, stolin e skuadrës verdhejeshile e ka marrë një emër i njohur i futbollit shqiptar, Ditmar Bicaj.
Ish-mbrojtësi me karrierë të pasur ka firmosur me Lushnjen, duke marrë përsipër misionin e vështirë të rikthimit të klubit në Superligë.
Gjatë prezantimit, Bicaj u shfaq i vendosur dhe me energjinë e një lideri të ri, duke falënderuar gjithashtu kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa, për mbështetjen e dhënë.
“Jam këtu për të ndarë të njëjtin qëllim me gjithë qytetin: ringritjen e Lushnjes aty ku i takon, mes më të mirëve,” – deklaroi trajneri i ri në një postim emocionues në rrjetet sociale.
Bicaj vjen te Lushnja pas një sezoni të suksesshëm me ekipin e Burrelit.
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta